Ditën e djeshme të gjithë u njohën në rrjetet sociale me një grua të moshuar, e cila shiste në kushte jo të përshtatshme në rrugë. Ajo ka marrë një gjobë nga ana e Bashkisë së Tianës dhe në fotografinë që qarkulloi në rrjetet sociale, duket fytyra e saj e pikëlluar.
Mirëpo, gjatë ditës së sotme, një tjetër fotografi po qarkullon në rrjet, e po kësaj të moshuare, e cila puth dhe përqafon kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Të gjithë mund të pyesin se çfarë ka ndodhur. Ka qenë vetë Veliaj ai që ka paguar gjobën prej 500 lekësh të kësaj nënokeje, por nuk ka qenë kjo arsyeja e përqafimit mes dy palëve.
Nga sot ajo nuk do të duhet më që të endet rrugëve të Tiranës për të shitur produktet e saj.
E moshuara ka siguruar një vend në tregun e ri të fruta-perimeve që u përurua paradite nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Njësinë Administrative Nr.3.
Një ditë më parë, duke marr shkas edhe nga ky rast, Bashkia e Tiranës deklaroi se po punon çdo ditë për të hapur sa më shumë tregje të reja me standarde ne higjiene dhe infrastrukture, si dhe për të krijuar mundësi e kushte optimale për të gjithë tregtaret që vijnë për të shitur produktet e tyre nga jashtë Tiranës. /tesheshi.com/