Një vajzë e mitur nga Devolli është braktisur nga familjarët dhe të afërmit, ndërsa bashkia i ka drejtuar një apel banorëve në përpjekje për të gjetur një familje kujdestare.
Familja që do të marrë përsipër kujdestarinë e vajzës, duke ju referuar VKM nr. 89, datë 26.01.2012, do të ketë përfitime nga shteti.
“Banorë të Devollit! Në respektim të ligjit Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, kemi nevojën e bashkëpunimit me ju për të gjetur një familje kujdestare për vajzën e mitur me iniciale H.A e cila është e braktisur nga familjarët dhe të afërmit e saj.
Familja që do të marrë përsipër kujdestarinë e vajzës, duke ju referuar VKM nr. 89, datë 26.01.2012, do të ketë përfitime nga shteti. Le të shprehim interesin tonë si banorë për të ndihmuar këtë vajzë. Ju lutemi kontaktoni pranë Sektorit të Mirqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Devoll”, thuhet në apelin e Bashkisë. /tesheshi.com/