Qeveria serbe ka emëruar myftiun e Serbisë, Muhamed Jusufspahiç si ambasador të këtij vendi në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Këtë e bën të ditur Tanjug-u, i cili i referohet gazetës zyrtare.
Serbia, në diplomaci ka ndjekur një politikë lineare duke ruajtur aleatët e Jugosllavisë së Titos. Ish-udhëheqësi komunist kishte marrëdhënie të mira me shumë shtete me popullsi myslimane që u bënë pjesë e “Vendeve të Pa-angazhuara”.
Ndërkaq, tek ne diplomacinë e përdorim për luftë të brendshme politike. Më shumë se një vit më parë, u kundërshtua kandidatura e Ermir Gjinishit, i propozuar nga Edi Rama si ambasador në Arabinë Saudite, me pretekstin se ka qenë drejtues i KMSH-së.
Ndërkohë, Beogradi në Riad çon kreun më të lartë të komunitetit mysliman…/tesheshi.com/