Ka nisur prej pasdites një operacion i gjerë në Delvinë për kapjen e Klement Balilit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga i gjithë vendi ndodhen në zonën e jugut dhe po krehin zonën ku mendohet se është fshehur i ashtëquajturi “Eskobai i Ballkanin”. Forca të FNSH janë shpërndarë nëpër të gjithë fshat-lagjen e Delvinës, Stjar duke kryer operacione kontrolli, madje dhe me qen me erë.
Operacioni ka nisur në orën 15:00. Deri më tani kontrolli është ushtruar në banesën e Kelmend Balilit, në banesat e vëllezërve të tij si dhe në disa të tjera të zonës.
Këto banesa policia dyshonte se mund të ishin baza për strehim të mundshëm të Balilit, kjo falë edhe lidhjeve familjare dhe farefisnore që ka i shumëkërkuari.
Ndërkaq, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë urgjente për shtyp. /tesheshi.com/