Partia e Gjelbër nominoi zyrtarisht kandidaten e saj Annalena Baerbock për kancelare të shtunën, megjithë “gabimet” që ajo pranoi dhe të cilat nuk shkojnë në favorin e saj në garën për pasardhësin e Angela Merkel.
Në një kongres tre-ditor të partisë që filloi në Berlin të premten, Të Gjelbrit votuan për dyshen Baerbock / Robert Habeck me 98.5 përqind të votave.
Habeck është bashkë-president i partisë.
Për krahasim, kur ajo u zgjodh presidente e partisë në 2019, Baerbock fitoi 97.1 përqind të votave dhe Robert Habeck 90.4 përqind.
Baerbock, 40 vjeç, shprehu keqardhje që, pasi u nominua për kancelare në prill, ajo bëri disa “gabime” që e “shqetësuan” dhe rezultoi në një ulje të konsiderueshme të popullaritetit të Gjelbërve në sondazhe, raporton AFP.
Gabimet në biografi
Konservatorët CDU-CSU aktualisht janë disi më të popullarizuar se të Gjelbrit, megjithëse drejtohen nga jopopullpri Armin Laschet.
Sipas një sondazhi të kryer të enjten për televizionin ARD, 28 përqind e të anketuarve do të votonin për Demokristianët dhe 20 përqind për të Gjelbrit, një rënie prej gjashtë pikësh në një muaj.
Baerbock nuk raportoi në dhomën e ulët të parlamentit gjerman bonusin që mori nga partia, mbi të cilin nuk u pagua taksë.
Ajo gjithashtu duhej të korrigjonte biografinë e saj, në të cilën kishte disa gabime.
Dhe Habeck kishte probleme të caktuara në radhët e partisë së tij sepse ai mbrojti shpërndarjen e armëve në Ukrainë në mënyrë që vendi të përballej me kërcënimin rus. /tesheshi.com/