Rusia u bë një vend komunist në vitin 1917 dhe dhjetra vende të tjera filluan të ndiqnin të njëjtat gjurmë. Në një moment të caktuar, gjatë Luftës së Ftohtë, bota u nda si me thikë në dy grupe 50 me 50 në bazë të ideologjisë: gjysma kapitaliste dhe gjysma tjetër komuniste.
Në ditët tona kanë mbetur vetëm pesë vende komuniste në botë: Kina, Kuba, Laos, Vietnami dhe Koreja e Veriut. Por mos harroni se këto vende nuk drejtohen nga një regjim komunist i mirëfilltë pasi sipas shumë ekspertëve në politikë dhe histori, komunizmi është një formë shumë e vështirë dhe thuajse e pamundur për t’u arritur në ditët e sotme. /tesheshi.com/