Futbollistët parapëlqejnë të bëjnë tatuazhe në trupin e tyre, duke i shfaqur madje me krenari para publikut.
Por jo Cristiano Ronaldo, i cili është betuar se kurrë nuk do të bëjë tatuazh, për arsyen e vetme e cila do t’ju habisë.
Cristiano Ronaldo i Real Madridit, një nga futbollistët më të mirë në botë, është i njohur për pasionin e tij në fushë. Por jo pak njerëz e dinë se portugezi këtë pasion e ka bartuar edhe në një fushë tjetër, atë të bamirësisë.
Ylli portugez ka pohuar se nuk ka tatuazhe në trup në mënyrë që të jetë në gjendje të dhurojë gjak, veprim ky të cilin ai bën dy herë në vit.
Ronaldo, i njohur për pjesëmarrjen e tij aktive në projektet e bamirësisë, zbuloi se për të vazhduar dhurimin e gjakut atij i duhet të shmangë vizatimin e tatuazheve në trupin e tij.
“Nuk kam tatuazhe, sepse shpesh dhuroj gjak”, thotë ai .
Në shumicën e vendeve në botë, një tatuazh i ri ndikon në atë se sa shpesh një person mund të dhurojë gjak, me një periudhë pritjeje midis gjashtë muaj deri një vit, si një masë preventive kundër kontaminimit të kryqëzuar dhe sëmundjeve si hepatiti.
Cristiano Ronaldo u cilësua si një hero sportiv humanitar në vitin 2015 dhe që atëherë nuk ka lëshuar pe.
Në qershor, për qëllime humanitare, ai dhuroi 600,000 euro nga bonusi i Ligës së Kampionëve.
Një muaj pas fitores së Euro 2016 me Portugalinë, ai dhuroi 275,000 funta në Fondacionin për Fëmijët me kancer. /tesheshi.com/