Kjo gjë në fakt është e sikletshme pasi na ndodh herë pas here që këmbët tona të mbajnë erë. Po si mund ta eleminojmë këto problem në kushte shtëpie? Nga studimet e bëra është arritur në përfundimin se këta tre produkte që do të lexoni më poshtë, do t’ju ndihmojnë për largimin e erës së keqe të këmbëve.
Soda e bukës
Soda e bukës neutralizon pH e lëkurës, duke reduktuar sasinë e prodhimit të djersës. Fusni këmbët çdo natë në një legen me ujë ku janë shtuar 4 lugë sodë buke e do të shihni që era e këmbëve nuk do të ndihet më.
Çaji i zi
Përbërësit e këtij çaji mbyllin poret e lëkurës dhe vrasin bakteret përgjegjëse për erën e keqe të këmbëve. Ajo që duhet të bëni është të zhysni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë në të cilin ndodhen 23 bustina çaji të zi. Mbajini këmbët për 30 minuta në këtë ujë dhe më pas fshijini me peshqir, më pas lyeni këmbët me pudër dhe vishni çorape./tesheshi.com/