Policia në Pensilvani ka shpallur në kërkim dy gra, që akuzohen për grabitjen e një banke. Ato ishin veshur si murgesha në momentin e kryerjes së krimit.
Kamerat e sigurisë së bankës të sekuestruara nga policia tregojnë se si dy gratë, të veshura me të zeza, dhe nën kërcënimin e armëve marrën të gjitha paratë nga Citizens Bank në Tannersville.
Nga vëzhgimi i pamjeve në kamerat e sigurisë mendohet se ato janë me origjinë hispanike. /tesheshi.com/