Presidenti në largim i Filipinevem Rodrigo Duterte ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke thënë se “vërtet ata cilësohen të dy si vrasës, porse ai po vriste kriminelë, jo fëmijë dhe të moshuar”.
Duterte, i cili e quan hapur Putinin idhullin dhe mikun e tij, e qortoi për herë të parë për pushtimin rus të Ukrainës në deklaratat e lëshuara të martën, kur ai fajësoi luftën tre-mujore për rritjen e çmimeve globale të naftës që goditi shumë vende, përfshirë Filipinet.
Duke theksuar se nuk e dënon presidentin rus, ai tha se në fakt ishte një luftë në shkallë të gjerë kundër “vendit sovran”.
Duke iu drejtuar Putinit si një “mik”, gjithashtu dhe ambasadës ruse në Manila, Duterte u kërkoi atyre që të ndalojnë bombardimet e zonave të banuara dhe të lejojnë civilët të evakuohen të sigurt përpara se të bombardojnë.
“Unë po largohem dhe nuk di ta zgjidh problemin. Duhet të zgjidhni luftën midis Ukrainës dhe Rusisë përpara se të flasim për kthimin në normalitet”, tha ai.
Ai dha dorëheqjen më 30 qershor, kur përfundoi mandati i tij i trazuar gjashtëvjeçar.
Duterte udhëhoqi një luftë brutale kundër drogës, në të cilën u vranë më shumë se 6000 të dyshuar, kryesisht kriminelë të vegjël. /tesheshi.com/