Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, i pranishëm dhe ai në 1-vjetorin e vrasjes së Kacifasit, pretendoi se po e vërteta e asaj ngjarjeje ende nuk është zbardhur, referuar jo arsyeve se pse i ndjeri nisi të qëllonte në mes të fshatit pa arsye, por asaj pse u vra, ndërkohë që policia e bëri të qartë se qëlloi pasi u përball me orë të tëra me të të shtënat e tij ndaj saj.
“Kush i pengon të zbardhet cështja? E vërteta shëron dhe duhet të dalë në të gjitha versionet e saj”, tha Dule.
“Unë jam politikan në Shqipëri, kështu duhet të flasim për shtet të së drejtës në Shqipëri. Në qoftë doni të flasim për shtetin e të drejtës në Greqi këtë mund ta bëjmë një ditë tjetër”, shtoi Dule. /tesheshi.com/