Droni hapësinor X-37G i Ushtrisë Amerikane është ulur në bazën e Forcave Ajrore Cape Canaveral në Florida pas gati dy vjet e gjysmë në orbitë, njoftoi prodhuesi amerikan i avionëve Boeing.
Anija pa pilot, fluturimi i parë i së cilës u zhvillua në vitin 2010, ka kaluar gjithsej më shumë se dhjetë vjet në hapësirë gjatë gjashtë misioneve të saj, shtoi Boeing, raporton AFP.
“Vazhdon të thyejë rekorde dhe t’i sigurojë vendit tonë një aftësi të pashembullt për të testuar dhe integruar me shpejtësi teknologjitë e reja hapësinore,” tha Zëvendës Presidenti i Boeing për Hapësirën, Jim Chilton.
Avioni është nëntë metra i gjatë, ka një hapje krahësh prej 4.5 metrash dhe fuqizohet nga panele diellore. /tesheshi.com/