Edhe pse Edi Rama përsërit fort që ministrat teknikë duhet të ikin, ai nuk nxit asnjërin në mënyrë institucionale që ta bëjë këtë gjë.
Normalisht do t’i duhet të hapë telashe për veten, pasi i dihet të çojë propozim në Presidencë, të marrë dekret të firmosur, ii cili duhet të miratohet në Parlament, ndwrkohw qw organi legjislativ është shpërndarë.
Por në këtë bashkëjetesë të detyruar me “armikun” është vënë re një fakt shumë interesant.
Dritan Demiraj, ushtaraku që drejton ministrinë e Brendshme, jo vetëm që nuk ka hapur asnjë konflikt me Policinë e Shtetit, por po punon ngushtë me të, sidomos për rastin e luftës ndaj kanabisit.
Rasti i sotëm i Kavajës ka qenë shembulli më tipik për këtë bashkëpunim perfekt mes Policisë së Haki Çakos dhe Ministrisë së Dritan Demirajt.
Policia jo thjesht ka kapur një sasi të madhe kanabisi në Kavajë, rreth 1.5 ton, por ka zbulur një rrugë të re trafiku nga Plazhi i Gjeneralit.
Mësohet se kjo rrugë përbën një gjurmë trafiku që është zbuluar me mjaft vështirësi nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare në bashkëpunim me Guardia Di Finanza-n.
Siç mësohet, rruga e Plazhit të Gjeneralit ka vetëm një muaj që është riaktivizuar dhe është arritur të kapet nga italianët e Guardia-s para tre javësh.
Ambasada italiane ia ka ndarë informacionin njëkohësisht edhe Edi Ramës, edhe Dritan Demiratj, edhe Haki Çakos.
Si rezultat, për tre javë jo vetëm nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni, por një koordinim perfekt mes tyre që kanë çuar në kapjen e një grupi që pritet të nxjerrë xhevahire të rëndësishme për organizimin e narkotrafikut shqiptar.
A shumë gjasa që Dritan Demoraj të mos kthehet në Amerikë por të ftohet nga Edi Rama për të vijuar që të punojë në qeveri. Ministër i Brendshëm sipas të gjitha gjasave do të jetë Fatmir Xhafaj, por Koloneli ka gjasa që të jetë në një agjenci të rëndësishme ligjzbatuese. /tesheshi.com/