Policia italiane ka dhënë detaje të reja lidhur me sasinë rekord të drogës së kapur ditën e djeshme, në një operacion që zgjati disa orë dhe ku u përfshinë së paku 3 shtete.
Droga e sekuestruar prej 4.3 tonësh, kapte një vlerë rreth 100 milion euro. Edhe pse në fillim u fol se droga kishte një vlerë prej rreth 40 milion euro, policia italiane sqaron se pas analizave në laborator, u zbulua se ajo ishte e një cilësie të lartë, gjë që ia rrit shumë vlerën.
Droga po transportohej në një Jaht, ku brenda të cilës ndodheshin tre shqiptarë me inicialet M. F., 54 vjeç, V. E., 28 vjeç dhe M. E., 26 vjeç.
Jahti dyshohet se është nisur nga brigjet e Malit të Zi, ndërsa të arrestuarit janë 3 shtetas shqiptarë, që sipas raportimeve janë nga Durrësi dhe Tirana. /tesheshi.com/