Rajat e Fushë Krujës kanë marrë një goditje të fortë, pasi një prej emrave të tyre, Rediani, do jetë përjetësisht pas hekurave.
Kjo pasi Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, nëntorin e vitit 2019.
Ndërkohë, për Eriol Halilajn gjykata dha 35 vite burg.
Në atentantin e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori Ndoja, aktualisht i shkarkuar nga vetting-u, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ngjarjes.
Ky vendim gjykate vjen në kohën kur Rajat po pësojnë rënie nga froni i “ligjbërësve” të Fushë Krujës, pasi një rrahje e tyre barbare ndaj dy kushërinjve do u kthehej në mallkim. Pamjet që ata vetë xhiruan dhe shfaqën, për të treguar se kush janë ata, tashmë iu është kthyer në belanë e madhe. Shteti ka vendosur të ndryshojë kurs ndaj tyre, ndërkohë që dhe njeriu i tyre në politikë, Rrahman Raja, u dorëhoq nga deputetllëku me ndjesë të thellë publike.
Ndërkohë prej tyre ra një ministër, Blendi Çuçi. /tesheshi.com/