Përplasje të ashpra mes tifozëve dhe policisë kanë shënuar ndeshjen e Kupës së Ligës së Argjentinës mes Godoy Cruz dhe Belgranos.
Ndeshja u ndërpre për gjysmë ore për shkak të konfliktit mes tyre.
E gjitha ka nisur para stadiumit, kur tifozët që nuk kanë pasur bileta kanë tentuar të futen në tribuna.
Filloi një përleshje dhe policia qëlloi me plumba gome dhe hodhi gaz lotsjellës.
Era dërgoi gazin lotsjellës në tribuna dhe shpërtheu paniku i përgjithshëm.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihen fansat teksa shpëtojnë fëmijët që ndodheshin në tribuna.
Në mesin e tyre ishte edhe një foshnjë, e cila me vështirësi të madhe u tërhoq përmes telit me gjemba dhe kështu u mbrojt nga gazi lotsjellës që u hodh nga era, raportojnë media të ndryshme. /tesheshi.com/
LOS INCIDENTES EN GODOY CRUZ – BELGRANO
Mientras se jugaba el encuentro, los disturbios entre hinchas y la policía en las inmediaciones del Malvinas Argentinas repercutieron en las tribunas, lo que derivó en un triste momento.
🎙️ @PasoaPaso pic.twitter.com/onvuCdXKBB
— TyC Sports (@TyCSports) September 18, 2023