Një avion pasagjerësh që u nis nga Milano drejt New York-ut devijoi drejt aeroportit Fiumicino të Romës pasi u dëmtua nga stuhia që goditi veriun e Italisë.
Siç njofton kompania ajrore amerikane “Delta”, aeroplanit iu desh të bënte ulje emergjente për shkak të kushteve të pafavorshme të moti. Avioni u ul pak para orës 14:00 në aeroportin e Romës dhe “pasagjerët u zbarkuan në mënyrë të sigurt”.
Fotot e shpërndara tregojnë dëmtime të trupit dhe krahëve të avionit.
“Aeroplani pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq. Ekipi lokal i mirëmbajtjes po shqyrton dëmet,” tha kompania.
Stuhia goditi zonën e Lombardisë, ku një grua 58-vjeçare humbi jetën pasi një pemë ra mbi të. /tesheshi.com/