Për herë të tretë në histori, futbollistët e Anglisë u shpallën kampionë të Evropës U-21, duke mundur Spanjën 1-0 në finalen e luajtur në Batumi të Gjeorgjisë.
Një gol i denjë për trofe u shënua nga mesfushori i Liverpool, Curtis Jones në minutën e katërt të shtesës në pjesën e parë. Por, në heroin e fitores u kthye portieri anglez James Trafford, i cili në minutën e nëntë të shtesës në fund të ndeshjes i priti një penallti kapitenit spanjoll Abel Ruiz më pas dhe një goditje nga Aimar Oroz, pasi kthimit të topit në lojë.
“Unë u thashë të gjithëve këtë mëngjes se do ta prisja penallti nëse do kishte të tillë kundra nesh. Kur u dha, e dija se do ta prisja. Ishte e lehtë”, tha Trafford, i cili largohet nga Manchester City për te Burnley për 16.3 milionë euro.
Anglezët fituan titullin pa pësuar gol (11-0) në të gjithë turneun që u luajt në Rumani dhe Gjeorgji. Ky është titulli i tyre i tretë në katër finale të luajtura, por ata fituan dy të mëparshmet katër dekada më parë (1982 dhe 1984).
Spanjollët luajtën në finalen e pestë në shtatë edicionet e fundit të Euro U-21 dhe në total të nëntën në histori të kompeticionit dhe mbetën me pesë tituj, po aq sa Italia. Anglia barazoi Gjermaninë për numrin e titujve.
Shikoni videon dramatike të penalltisë:
https://twitter.com/i/status/1677740152590946306