Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

‘Tragjedia e Otranto-s’, ç`ndodhi me dosjen gjygjësore të një prej ngjarjeve më të rënda të shekullit të kaluar

by te Sheshi
09/04/2015
in Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
‘Tragjedia e Otranto-s’, ç`ndodhi  me dosjen gjygjësore të një prej ngjarjeve më të rënda të shekullit të kaluar
10
SHARES

Nga Harilla Koçi  

Në atë buzëmbrëmje të 14 nëntorit të vitit 1997, qyteti i Vlorës ishte mbështjellë me atmosferën e dhimbjes pa fund. Atë e bënte edhe më të prekshme moti i lagësht. Pothuajse 7 muaj pas 28 marsit, në Vlorë ktheheshin trupat e viktimave të tragjedisë së Otrantos. Në atë ngjarje tragjike, në fund të detit përfunduan jetë të pafajshme, gra dhe fëmijë, të rinj dhe burra, që kërkonin të largoheshin drejt një shprese të re.

Trupat e viktimave u përcollën për në varreza në buzëmbrëmje, në një mot që qante bashkë me gjithë qytetin, me të gjithë shqiptarët.

Vetëm pak muaj pas kësaj tragjedie, dhjetra familjarë të viktimave dhe të mbijetuar, në shenjë proteste për zvarritjen e hetimeve, hynë në një grevë urie në qytetin e Brindisit (Itali). Më pas, ata ju drejtuan gjykatës së këtij qyteti, ku nisi një proces që do të përfundonte më shumë se një dekadë më pas.

 

Hetimi gjyqësor

DSC00047 (1)

Çështja gjyqësore në ngarkim të shtetit italian, si dhe dy protagonistëve, kapitenit të anijes ushtarake italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe anijes së tragjedisë, Namik Xhaferri, e ka zanafillën në vitin 1997. Përgjatë 8 viteve u zhvillua një proces maratonë me rreth 300 seanca dhe dhjetra dëshmitarë. Në të u thirrën për të dëshmuar, përveç të mbijetuarve, si dhe familjarëve të viktimave edhe pjesëtarë të ekipazhit të anijes ushtarake italiane.

Kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, gjykohej në mungesë. Pas tragjedisë, ai udhëtoi drejt Belgjikës, duke e ndjekur çështjen përmes avokatit të vet. Por, tragjedia e Otrantos dhe çështja gjyqësore për zbardhjen e saj, do të shoqëroheshin edhe me ngjarje të tjera, madje tragjike. Në prag të zhvillimit të një prej seancave, në vitin 2000, dy avokatë italianë që kishin marrë përsipër mbrojtjen e të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, gjatë udhëtimit të tyre drejt Brindisit, humbën jetën në një aksident automobilistik.

Ndërkohë, sipas njerit prej të mbijetuarve në tragjedinë e Otrantos, Krenar Xhavara, pak muaj pas 28 marsit, njeri prej pjesëtarëve te ekipazhit të anijes “Sibilla’, u vetëflijua në rrethana të një gjendjeje të rënduar psikologjike e shkaktuar nga depresioni, rrjedhojë e momenteve të përjetuara gjatë tragjedisë. Në këtë çështje u angazhuan 22 avokatë, mes të cilëve 20 italianë, një gjerman dhe 2 shqiptarë me aktivitet dhe studio në Itali.

 

19 mars 2005

Gjykata e Brindisit, jep vendimin përfundimtar në shkallë të parë, pas 300 seancash. Përkundër kërkesës së prokurorit për të dënuar me 6 vjet burg kapitenin e  anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio, trupi gjykues e përgjysmoi atë me 3 vjet, ndërkohë që dënoi në mungesë me 4 vjet burg, kapitenin e anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, gjë që përputhej me kërkesën e akuzës. Ata akuzoheshin si shkaktarë të tragjedisë ku humbën jetën 81 persona mes të cilave gra dhe fëmijë.

Ky vendim u dha rreth tre muaj pas seancës kur, në diskutimin përfundimtar (pretencën), prokurori ushtarak, Leonardo de Kastris, kërkoi gjashtë vjet burg për komandantin e anijes ushtarake italiane “Sibilla” dhe dy vjet më pak për kapitenin e anijes shqiptare.

Prokurori, Leonardo de Kastris, kishte deklaruar fajtorë Fabrizio Laudadio, i cili në ngjarjen e 28 marsit 1997 ushtronte detyrën e kapitenit të anijes ushtarake patrulluese italiane “Sibilla” dhe Namik Xhaferrin, qytetarin nga Vlora, kapiten i anijes së tragjedisë.

Ndërkohë, paralelisht me këtë, të mbijetuarit dhe faniljarët e viktimave të Otrantos kishin kërkuar nga organizmat ndërkombëtare aplikimin e sanksioneve ndaj Italisë, si dhe akuzuan segmente të shtetit në vendin fqinj për ngadalësi dhe abuzime në hetimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ata protestuan ndaj vendimit të Gjykatës së Brindisit, duke e apeluar çështjen. Por, të njëjtën gjë bënë edhe të akuzuarit të shpallur fajtorë, duke ndjekur të njëjtën linjë proceduriale dhe duke ju drejtuar Gjykatës (Tribunales) së Leçes.

 

4 maj 2010: Avokati Engjëll Agaçi, kundërshton riekspertimin e “Otrantos”

DSC00059 (1)

Por edhe në këtë nivel të gjyqësorit në vendin fqinj, çështja do të zvarritej. Gjatë 5 viteve u zhvilluan 3 seanca gjyqësore. Së fundi, ky proces do të shënonte një moment mjaft të rëndësishëm. Në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur më parë, organi i akuzës ndryshoi qëndrim, ose më saktë synoi të zvarriste hetimin, duke e futur çështjen në një rrjedhë pa fund. Paralelisht me kërkesat që bëheshin në seancat që zhvilloheshin në apel, prokurori Xhezepe Vinjola, kërkoi që procedura të ndryshonte. Ky qëndrim do të reflektohej në seancën që u zhvillua në datën 4 maj të vitit 2010, në Gjykatën Penale të Apelit (Tribunale Penale), në qytetin e Leçes(Itali).

Kjo seancë(të cilën e ndoqa nga afër në sallë), ishte e katërta që zhvillohej në Gjykatën e Apelit, pas vendimit që u dha në Shkallën e parë në vitin 2005, që dënoi kapitenin e anijes ushtarake italiane Fabrizio Laudadio dhe atë të motovedetës “Katerit të Radës”, Namik Xhaferri, respektivisht me 3 dhe 4 vjet. Në këtë seancë përfaqësoheshin 27 familje të viktimave të “Otrantos”, përmes avokatit me origjinë shqiptare Engjëll Agaçi, me një sukses të spikatur në karrierën e tij në shtetin fqinj.

Në seancën e asaj dite të martë, prokurori i çështjes kërkoi riekspertim të ngjarjes që ndodhi 14 vjet më parë dhe të rrethanave në të cilat u shkaktua përplasja, që u pasua me mbytjen e anijes shqiptare. Por, kjo kërkesë e prokurorit u kundërshtua nga avokati Agaçi, që e cilësoi atë të paargumentuar.

Pas tërheqjes në Dhomën e Këshillimit, 6 orë më vonë, trupi gjykues i përbërë nga Roberto Tanisi, kryetar dhe anëtarë, Rosa Patricia dhe Andrea Trauci, komunikoi vendimin, sipas të cilit kërkesa e prokurorit nuk pranohej. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi gjithashtu që seanca e rradhës të zhvillohet në datën 19 tetor. Ky vendim i pritur dhe njëkohësisht i papritur për të mbijetuarit dhe njëkohësisht familjarët e viktimave, u përshëndet prej tyre.

 

Procesi mbyllet në pranverën e vitit 2011

Por, çështja gjyqësore e zbardhjes së rrethanave që shkaktuan tragjedinë e Otrantos në 28 mars të vitit 1997, kur në ujrat detare mes Shqipërisë dhe Italisë, gjatë udhëtimit për në vendin fqinj humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, nga pikëpamja formale mbërriti “në finish” në pranverën e vitit 2011. Pas një seance të zhvilluar në 19 tetor të vitit 2010, vendimi u dha disa muaj më pas, në pranverë të 2011-ës. Sipas tij, kapiteni shqiptar i “ Kateri i Radës” dënohej me 3 vjet burg, ndërkohë që ai i anijes ushtarake italiane “Sibilla” me 2 vjet, ose respektivisht 1 vit më pak se vendimi i dhënë në 2005-ën, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Brindisi(!).

Paralel me këtë çështje gjyqësore, ishin në proces edhe dy të tjera, mes të cilave ai në Gjykatën e Brindisit ku zhvillohej procesi civil për dëmshpërblimin financiar për viktimat.

Ndërkohë, 16 nga të mbijetuar të kësaj tragjedie i ishin drejtuar Gjykatës së Srasburgut.

 

Viktimat

Perkujtohet-tragjedia-e-viktimave-te-Otrantos-Vlore-Foto-Harilla-Koçi1

Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën:

Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe

Blerina Fejzaj, 8 vjeçe

Zonja Fjezaj, 36 vjeçe

Mihal Fejzaj, 60 vjeç

Fatos Fejzaj, 39 vjeç

Roland Fezaj, 14 vjeç

Oltion Fejzaj, 13 vjeç

Mimoza Xhavara, 32 vjeçe

Kamela Xhavara, 9  vjeçe

Majlinda Xhavara, 4 vjeçe

Desantila Xhavara, 24 vjeçe

Firdesa Xhavara, 1 vjeçe

Gerard  Xhavara, 4 vjeç

Majlinda Roshi, 38 vjeçe

Qemal Roshi, 38 vjeç

Roland Roshi, 2 vjeç

Pushime Meminaj, 60 vjeçe

Donika Idrizi, 40 vjeçe

Elona Idrizi, 14 vjeçe

Semiranda Idrizi, 11 vjeçe

Romeo Andrea, 28 vjeç

Silvana Andrea, 18 vjeçe

Kristina Andrea, 2 vjeçe

Bardhyl Lame, 37 vjeç

Tushe Lame 38 vjeçe

Artuela Lame, 35 vjeçe

Kasiani Bestrova, 6 vjeçe

Viktore Bestrova, 9 vjeçe

Konstandin Bestrova, 2 vjeç

Anife Begotare, 41 vjeçe

Rezart Begotare, 12 vjeç

Erald Begotare, 13 vjeç

Zeman Avdia, 37 vjeç

Nertila Avdia, 11 vjeçe

Olsi Avdia, 6 vjeç, Irma Greko

21 vjeçe, Kristi Greko, 3 muajsh

Bardhosh Deliaj, 46 vjeç

Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe

Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe

Hanëme Birçe, 41 vjeçe

Besmir Birçe, 9 vjeç

Lavdosh Kaja, 22  vjeç

Robert Bajrami, 19 vjeç

Miklovan Troqe, 17 vjeç

Anastas Mërkuri, 30 vjeç

Lindita Demiri, 12 vjeçe

Lindita Demiri 12 vjeçe

Bektash Tahiri, 47 vjeç

Andi Aliaj 17 vjeç

Teferi Saliu 48 vjeç

Lirim Bulla 17 vjeç

Zini Muça 27 vjeç

Ermal Xxhaka18 vjeç

Fatmir Geraj 28 vjeç

Kastriot Sharraj, 36 vjeç

Përparim Mamanaj, 13 vjeç

Zylyma Sulejmani 22 vjeçe

Krenar Sulejmani 27 vjeç

Alban Sulejmani 4 vjeç

Mirand Kaçuku, 28 vjeç

Kizeta Sulo 21 vjeçe

Klodian Sulo 2 vjeç

Fiqiei Sulaj 30 vjeç

Ervin Sula 15 vjeç

Latif Berberi 53 vjeç

Maze Seferaj 31 vjeç

Brunilda Seferaj 25 vjeçe

David Seferaj një muajsh

Vjollca Kaçupi 22 vjeçe

Albana Botrova 22 vjeçe

Merita Ferko 32 vjeçe

Bledar Ferko 10 vjeç

Fredi Ferko 8 vjeç

Viktori Kaçupaj 25 vjeçe

Robert Llanaj 30 vjeç

Kastriot Hasanbashaj 27 vjeç

Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe

Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe

Ilir Kicja 34 vjeç Maringlen Bardha 16 vjeç

Fatbardha Sejdia 21 vjeçe

 

                                                                                                                                                               /tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Versioni i ri mbi fundin e Hitlerit
Kryesore

Versioni i ri mbi fundin e Hitlerit

03/05/2025
Next Post
Gjykata e Lartë vendos: Mark Frroku të qëndrojë në arrest në shtëpi

Gjykata e Lartë vendos: Mark Frroku të qëndrojë në arrest në shtëpi

7 ndryshime të mëdha që pritet të ndodhin në Facebook

7 ndryshime të mëdha që pritet të ndodhin në Facebook

De Biasi zyrtarisht shtetas shqiptar, Nishani viziton Kombëtaren

De Biasi zyrtarisht shtetas shqiptar, Nishani viziton Kombëtaren

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.