Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOSSIER/ Fjalimi i famshëm i Gramoz Pashkos në gusht 1992, kur e përjashtuan nga PD: Sali Berisha, do më kesh pas, si hija e Bankos pas Makbethit

by te Sheshi
10/08/2015
in Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
DOSSIER/ Fjalimi i famshëm i Gramoz Pashkos në gusht 1992, kur e përjashtuan nga PD: Sali Berisha, do më kesh pas, si hija e Bankos pas Makbethit
9
SHARES

Nga Luljeta Progni

pashko2Gramoz Pashko ishte një ndër themeluesit më të spikatur të Partisë Demokratike. Ai ishte ndër pedagogët e parë që u shfaq pranë studentëve që nisën me 8 dhjetor protestat për të rrëzuar sistemin komunist.

Në shtëpinë e tij u hartuan të gjithë dokumentet bazike të partisë së parë opozitare në vend. Atje u hodh në letër programi i parë i kësaj partie dhe atje u zgjodhën anëtarët e komisionit nismëtar të PD-së.

Gramoz Pashko ishte një ndër themeluesit të cilit i referoheshin më së shumti mediat ndërkombëtare, të cilat e kishin përqendruar vëmëndjen në zhvillimet historike që po ndodhnin në Shqipëri, në dhjetorin e vitit 1990. Edhe pse në krye të Partisë Demoklratike ishte në fillim Hajdari më pas Berisha, Pashko kishte një peshë specifike në drejtimin e PD-së para se të vinte në pushtet. Duke bashkëdrejtuar qeverinë e parë dhe të vetme të koalicionit PS-PD në vitin 1991, Gramoz Pashko u kthye në figurën eminente të PD-së por që më pas u largua menjëherë sapo Sali Berisha u zgjodh President i Republikës.

Pashko u mënjanua nga grupi i ri drejtues qeveritar dhe në gusht të vitit 1992 ai u përjashtua nga partia që vetë themeloi.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, i ndjeri Pashko mbajti një fjalim të fuqishëm, i cili është cilësuar nga më të mirët nga pikëpamja publiçistike. Këtë fjalim po e publikojmë të plotë më poshtë.

Në të vërtetë, Gramoz Pashko nuk e nënshkroi mocionin e themeluesve të PD-së për qeverinë Partinë Demokratike dhe qeverinë që drejtonte. Megjtihatë Pashko u identifikua nga Berisha dhe mbështetësit e tij në parti si një pjesë e “grupit armiqësor” i zbuluar pas humbjes në zgjedhjet vendore të 26 korrikut. Bashkë me Imamin Zogajn, Demetin, Trakon, Shanin Kadarenë e shumë themelues të tjerë, u përjashtua edhe Gramoz Pashko.

Konferenca-e-Jashtëzakonshme-e-PD-13-gusht-92 (1)Fjalimi i Plotë i Gramoz Pashkos; gusht 1992

Zotërinj! Unë nuk dua aspak t’ju mbush mendjen, sepse e di fare mirë rezultatin përfundimtar të kësaj mbledhje. E di fare mirë që sot, në këtë sallë, nuk vlejnë argumentet. Përfundimi i saj është paravendosur. Por më duhet t’ju kujtoj, se kështu siç po bëni është fati juaj i keq, që po shkruani emrat në një listë, që do të mbetet në historinë e Shqipërisë si lista e atyre, që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, partisë së parë antikomuniste në Shqipëri. Mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejtë të pasojave, që kjo do të sjellë. Nesër, pas kësaj konference ju do të jeni para popullit me gëzimin se shpartalluat të tërë nismëtarët e PD-së, duke iu vënë epitetin se ishin një bandë armiqësore. Në vend që të mblidheni këtu për vështirësitë që ka vendi, se si do ta ndërtojmë këtë vend të shkatërruar, në vend që të diskutonim për ide të reja, për programe të qarta, ju po bëni gjueti shtrigash si në mesjetë.

Si do t’i përgjigjeni opinionit publik kur t’ju pyesë: Ku i keni nismëtarët? Do t’i thoni se ishin agjentë dhe armiq, të Ramizit. Zotërinj, opinioni brenda dhe jashtë vendit do të distancohet prej jush, sepse jeni duke shkelur rëndë liritë e të drejtat demokratike të secilit. Si do t’i përgjigjeni opinionit ndërkombëtar kur t’ju pyes: Ku ndodhen nismëtarët e parë, intelektualët e parë dhe opozitarët e parë në Shqipëri? Do t’i thoni se i përjashtuam, se ishin të gjithë agjentë të Ramizit. Do t’i thoni se opozitën e parë e formoi Ramizi. Sepse nuk doni ta lini Ramizin jashtë dhe doni ta bëni pjesëtar të historisë. Ç’kujtoni vallë ju, se opinioni botëror i gëlltit të tilla veprime antidemokratike? Kujtoni se njeh Sanço Pançot, që kanë hyrë tani në histori? Kujtoni se do të besojë formulat tuaja të çmendura, se përjashtohet Pashko, se ai është pseudodemokrat, që ka devijuar nga vija? Apo do t’i thoni ju, se me anë të Blerim Çelës zbuluat korrupsionin e Gramoz Pashkos? Këto do t’i thoni opinionit?

Jo zotërinj! Me të tilla formula ju nuk gënjeni dot as opinionin politik të brendshëm dhe as opinionin politik të jashtëm. Dhe aq më pak politikanët evropianë. Kam thënë se po instalohet një diktaturë e re! Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë. Por mos harroni, se një ditë kjo diktaturë do t’ju përfshijë edhe juve. Përjashtimi juaj më dha fatin që të qëndroj si observues, por më dha edhe trishtimin e madh që nuk arrita dot ta ndal këtë katastrofë. Desha të mos përzihesha, desha të merresha me leksionet e librat e mia, por ju prishët rregullat e lojës. Ju e morët pushtetin dhe dolët jashtë moralit. Zotërinj unë nuk i trembem linçimit tuaj…

Pse nuk e publikoni dosjen time? Apo e dini, se nuk keni çfarë të gjeni në të? Apo se keni parë, që kam qenë i survejuar nga viti 1976 deri në vitin 1991? Ju ka mbetur zotërinj, që vetëm me shantazhe e kërcënime ndaj meje dhe për turp edhe ndaj familjes sime, të përpiqeni të më detyroni të tërhiqem nga politika. Ja, po ju them, po e përsëris, unë nuk largohem nga politika. Pas gjitha këtyre, Gramoz Pashko është gozhdë në politikën shqiptare, si hija e Bankos pas Makbethit. Unë nuk dua as poste, as grada, as tituj. Kam boll të tilla. Më thirrën studentët në dhjetor dhe shkova u bashkova me ta. Më thirrën, pa e ditur se çdo ndodhte më pas dhe ata e dinë fare mirë, se vura në dispozicion të tyre gjithçka kisha: shtëpinë, familjen dhe nderin tim.

Edhe këta njerëz këtu e dinë, presidiumi, Berisha, Selami etj, se si e vura në dispozicion familjen, shtëpinë dhe nderin tim për atë lëvizje të dhjetorit. Vajta pas tyre, zotërinj, jo se doja të përfitoja karrierë, por doja të fitoja lirinë time dhe të fëmijëve të mi. Por e ndjej se kjo liri po më dhunohet. Do të luftoj deri në fund kundër dhunuesve të kësaj lirie. Ata janë armiqtë e mi, qofshin komunistë, qofshin fashistë.

Zoti Sali Berisha, kisha dy fjalë për ju, për mënyrën se si fole! Ti ke filluar të mendosh se ti je e vërteta, ke filluar të mendosh se ti je personifikimi i demokracisë, mendon se ti je drejtësia, mendon se ti je ylli që ndrit, se ti mund të bësh çfarë të duash. Por, ia them publikisht dhe ai e di fare mirë, se këto nuk janë shenja të mira. Këto të krijojnë kompleksin e madhështisë dhe atë të persekucionit.

Zotërinj! Mos harroni se politika nuk është një ditë, as një muaj, por ajo zgjat me vite. Në rast se çfarë kam thënë më lart nuk është e vërteta do t’i përgjigjem unë gjyqit, edhe atij tuajit edhe atij të kohës. Por nëse ato janë të vërteta, do të përgjigjeni ju, jo vetëm para Perëndisë, por edhe para ligjit. /tesheshi.com/

P.S Gramoz Pashko humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2006.

Tags: dosierfalimi i pashkos

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Versioni i ri mbi fundin e Hitlerit
Kryesore

Versioni i ri mbi fundin e Hitlerit

03/05/2025
Next Post
Ish-kreu i Kuvendit, Dokle: O njerëz nuk shkon të shtrihesh në plazh mbi flamurin kombëtar

Ish-kreu i Kuvendit, Dokle: O njerëz nuk shkon të shtrihesh në plazh mbi flamurin kombëtar

Probleme me stomakun? Ja çfarë të konsumoni

Probleme me stomakun? Ja çfarë të konsumoni

Zhvarroset legjenda e Formula 1-shit, Huan Manuel Fanxhio, për t’u dhënë zgjidhje pretendimeve për atësi

Zhvarroset legjenda e Formula 1-shit, Huan Manuel Fanxhio, për t’u dhënë zgjidhje pretendimeve për atësi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni