Nga Ahmet Zani
Kjo është Gjela Mëhilli nga fshati Tarazh i Mirditës. Sot hyri marsi, muaji kur ajo mbush plot 115 vjeç. Mas 8 ditësh, pikërisht më 9 mars. Ka kujtesë të fortë, shikon dhe dëgjon mirë, ushqehet pa ndihëm e të tjerëve dhe lëviz pa problem në oborrin e shtëpisë; madje përpiqet të ushqejë dhe bagëtitë.
Shtëpia e Gjok Mëhillit, djalit të parë të Gjelës ndodhet pranë një kodrine të fshatit Tarazh të shpërndarë në disa kodrina. Gjoka është fëmija më i madh i Gjelës ndërsa janë dhe tre fëmijë të tjerë të kësaj gruaje. Kanë kaluar jetë të vështirë, teksa kujton se dhe për ushqim e ilaçe janë detyruar të përdorin barishte.
Por dhe pak politikë e kanë me qejf ta bëjnë. Gjela thotë se sistemi i Enver Hoxhës ishte më i mirë sa i përket qetësisë. Ndërsa sipas saj, Berisha ka një gabim të madh, se nën pushtetin e tij janë armatosur popullata gjë e cila e ka shqetësuar më së shumti atë. Sistemi i shtetit mbretëror në kohën e Zogut, tregon Gjela. Ishte shumë i varfër.
Ajo ka folur dhe për rininë e sotme, duke e komentuar një pjesë të saj si të padenjë nga mungesa e punësimit në vendin tonë dhe kjo masë e rinisë po gëlltitet në dyert e Europës, duke u shndërruar si shembull negativ për shoqërinë.
Gjela ka rreth 100 nipër dhe mbesa dhe tashmë është stërgjyshe dhe i kujton të gjithë ndonëse janë larguar dhe në emigracion. Nuk merr pension pleqërie pasi me fillimin e ish- kooperativave ajo kishte mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, ndaj nuk përfiton dhe një ndihmë prej 2500 lekësh pasi duhej të figuronte e vetme, ndërsa djali i saj nuk e ka pranuar këtë variant. Për këto zona, është e rëndë të vendosësh ndasinë me nënën për të përfituar një shumë minimale parash, siç veprohej në kohën e diktaturës në përfitimin e një pakoje kafeje.
Gjoka është fëmija i dytë i Gjelës, pasi më i madhi nuk jeton dhe ai duhej të sihte sot plot 92 vjeç, ndërsa Gjoka është 72 vjeç, i cili tregon për nënë e tij duke rrëfyer se është një rast shumë i rrallë, ndërsa nëna e tij ende është e fortë ndonëse këto ditë po kalon epidemi gripale. Gjela është e pajisur dhe me kartën e identitetit ditët e fundit, pasi për një moshë të tillë strukturat e qeverisjes duhet të mbështesin me pesion të veçantë.
Gjoka ka menduar që me rastin e 115 vjetorit të lindje
s, t`i të bëjë një surprizë nënës së tij me një tortë të veçantë siç është dhe kjo grua në vendin tonë mbase diçka e rrallë, e një gruaja pra që ka sfiduar kohën./tesheshi.com/
Hi there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but
I’m not seeing very good success. If you know of any please share.
Thank you! I saw similar article here: Eco product