Politikania gjermane, Doris Pack, është përfshirë përsëri në çështjet shqiptare si gjithmon në krah së djathtës.
E njohur si mikeshë e ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe mbrojtëse e lëvizjeve politike të PD-së, Pack tashmë në pension, ka sulmuar sot kryeministrin shqiptar Edi Rama për mbrojtjen që po i jep ish-ministrit të tij Saimir Tahiri.
“Shqipëria shtet i së drejtës? – Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri.” – shkruan Pack në Tëitter.
Pack ka qenë europarlamentare dhe për një periudhë kohe kordinatore e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor./tesheshi.com/