Vetëvendosje është partia e vetme në vend që nuk e pranon flamurin e Kosovës, atë të sajuarin e ligjëruarin pas shpalljes së pavarësisë.
VV në të gjitha takimet që pret vizitorë në tavolinë mban flamurin kombëtar, atë kuq e zi. Me të njëjtin flamur bëri edhe betimin kur u futën në Kuvend vite më parë.
Por ka raste kur drejtues të këtij subjekti detyrohen të respektojnë flamurin e shtetit, ndonëse pa dëshirë të tyre.
Një gjë e tillë u ka ndodhur këtë të martë në takimin që zhvilluan me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson , pikërisht në zyrën e BE-së në Prishtinë.
Liderët e Vetëvendosje-s, Yisar Ymeri e Driton Çaushi gjatë gjithë takimit me drejtorin Danielsson, para syve të tyre kishin flamurin e Kosovës, i cili gjendej në tavolinën ku po zhvillohej takimi. /tesheshi.com/