Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një paketë ndihme prej 900 miliardë dollarësh për Kongresin pas disa ditësh rezistencë.
Trump gjithashtu nënshkroi propozimin e buxhetit të shtetit, falë të cilit u shmang bllokimi i shërbimeve publike.
“Unë jam duke nënshkruar këtë ligj për të rifilluar përfitimet e papunësisë, për të ndaluar dëbimet, për të siguruar ndihmë për qiramarrësit, për të siguruar fonde shtesë për programet e huasë për sipërmarrësit, për të lejuar punonjësit e linjave ajrore të kthehen në punë dhe për të siguruar fonde shtesë për shpërndarjen e vaksinave,” tha Trump në një deklaratë.
Ndodhi kjo pas një dite të shënuar nga thirrjet nga të gjitha rrymat politike, duke e nxitur atë të veprojë për të shmangur katastrofën ekonomike dhe sociale, veçanërisht për më të rrezikuarit, pasi vendimi për të paguar përfitime për miliona të papunë skadoi të shtunën në mesnate
Deri të dielën në mbrëmje, Trump kishte refuzuar të nënshkruajë projekt-ligjin, duke argumentuar se ishte i nevojshëm një rivlerësim i shumës së ndihmës për familjet në nevojë, duke kundërshtuar kështu anëtarët e partisë së tij republikane dhe duke vënë në rrezik miliona amerikanë. /tesheshi.com/