Borusia e Dordmundit fitoi pastër 0-3 në fushën e Hamburgut, duke u ringjitur në krye të klasifikimit në Bundesligë.
Të verdhët sulmuan gjatë gjithë lojës dhe Mavraj si kapiten, por edhe mbrojtësit e tjerë, nuk mund të ndalonin 3 golat e pësuar. Kagava, Aubamejang dhe Pulisic, ndëshkuan Hamburgun.
Bajer Leverkusen ka humbur 2-1 në Berlin me Hertën, duke vijuar luhatjet e sezonit të shkuar.
Rigjen fitoren në kampionat Hofenhaimi, që fitoi në fushën e Mainzit 2-3, duke u renditur e dyta në tabelën e klasifikimit. /tesheshi.com/