Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Donika Kadaj-Bujupi: Ja pse AAK ndryshoi qëndrim karshi themelimit të Gjykatës Speciale (dje pro, sot kundër)

Nga te Sheshi
13/06/2015
në Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Donika Kadaj-Bujupi: Ja pse AAK ndryshoi qëndrim karshi themelimit të Gjykatës Speciale (dje pro, sot kundër)
5
SHPËRNDARJE

Nga Shkëlzen Rrecaj

Intervistë me kryetaren e grupit parlamentar të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Znj. Kadaj-Bujupi, cili është roli i AAK-së si opozitë dhe sa është e angazhuar kjo parti në përmirësimin e jetës së qytetarëve?

Roli ynë është ai i çdo opozite demokratike, në një vend ku qeveria dhe pushteti abuzon me të ardhmen dhe fatin e qytetarit, në këtë rast të qytetarit të Kosovës dhe fatit të tij. Angazhimi ynë bëhet në Parlamentin e Kosovës, përmes Grupit Parlamentar dhe, gjithashtu, në vazhdimësi përmes aktiviteteve dhe politikave të partisë. Si parti politike, që jemi përballur edhe me sfida të mëdha dhe goditje nga jashtë, të cilat dihen botërisht, ne asnjëherë nuk jemi ndalur në rolin tonë opozitar – si kujdestar të përhershëm të së vërtetës dhe të punës në të mirë të qytetarit dhe vendit tonë.

Që nga viti 2007 partia juaj nuk është pjesë e pushtetit. Ky është mandati juaj i tretë në opozitë. Sa është e mundimshme kjo gjendje për AAK-në?

Po, Aleanca është shembulli mbase unikat në skenën politike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, që u ka mbijetuar shumë goditjeve, të cilat pikë së pari kanë patur si qëllim dobësimin dhe eliminimin e fuqisë sonë në skenën politike. Ka qenë dhe është sfiduese për një subjekt politik që të jetë kaq gjatë në opozitë. Por, për të qeverisur, përveç platformës politike që duhet ta implementosh e përfaqësosh dhe numrave për të bërë qeverinë, janë edhe disa parime, të cilat duhet të respektohen. Nuk mjafton të kesh numrat dhe të jesh apo të udhëheqësh një qeveri surrogat, duke shkelur parime, e duke harruar platformën dhe objektivat tuaj politikë. Shumë shpejt do të vijë koha kur Aleanca do të japë shembullin tjetër në qeverisjen vendit.

11073563_10152852135451884_459333341708861236_n
Prezantimi i programit tuaj zgjedhor u përcoll me një vetëbesim të madh nga drejtuesit tuaj dhe nga një fushatë e shtrenjtë, por megjithatë kjo nuk ndryshoi rezultatin tuaj. Çfarë mësime nxorët nga kjo?

Programi dhe fushata e Aleancës janë dalluar dukshëm nga programet dhe platformat politike të të gjitha partive politike në garën e fundit zgjedhore. Është thënë nga ekspertë, qytetarë, media dhe qarqe të ndryshme kjo dhe programi ynë është vlerësuar lart. Por, duket se kanë vepruar mekanizma të tjerë, krejt jodemokratikë, veçanërisht nga partitë në pushtet, për të abuzuar me votën dhe me vullnetin qytetar deri te kutia e votimit. Kanë funksionuar abuzimi me votën dhe politika e klientelizmit në elektorat, si forma jodemokratike dhe të padrejta të rivalitetit politik. Megjithatë, këto zgjedhje kanë qenë një mësim tjetër dhe jo vetëm për ne.
A kishte një shpërputhje në mes imazhit dhe ofertës së partisë suaj?

Jo. Nuk mendoj ashtu.
Çfarë po ndodh brenda AAK-së: u larguan dy deputetë dhe nuk arritën të futen dy më të zëshmit në kuvend?

Ish-kolegët tanë u larguan për arsye personale. Ne i kemi falënderuar për kontributin dhe u urojmë suksese!

Në protestën e fundit të organizuar nga opozita ultimatumi juaj dyjavor dhënë qeverisë skadoi. Çka tash?

Opozita nuk është tërhequr nga roli dhe kërkesat i saj. Janë ngjarje të ndryshme që ndodhën në ndërkohë si dhe patëm zhvillime emergjente në vend që e spostuan këtë temë nga prioritetet.
Znj. Kadaj-Bujupi, partia e juaj njihet si votuese pro të gjitha propozimeve të ndërkombëtarëve në Kosovë dhe më parë keni përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale. Tani ju jeni kundër saj. Pse ndryshuat qëndrimin për këtë gjykatë?

Nuk ndryshuam qëndrim. Por, është klima politike dhe rrjedhat ato që janë tjëtërfare. Si parti politike jemi shembull i bashkëpunimit me drejtësinë. Por, kur tentohet të cenohet sovraniteti i Kosovës, ne sillemi përgjegjshëm dhe konform mandatit që kemi.
Si e vlerësoni incidentin e fundit në Kumanovë kur kemi parasysh që spektri i juaj u distancua shumë shpejt nga kjo ngjarje dhe kërkoi me urgjencë një hetim ndërkombëtar?

E kemi dhënë qëndrimin tonë. Duhet një hetim i detajuar i gjithë asaj që ka ndodhur.

Znj. Kadaj-Bujupi, ju jeni anëtare e Komisionit për Legjislacion dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, sa ka bërë ky komision në sundimin e ligjit dhe luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar?

Jemi komisioni më aktiv në Parlament në kuptimin e angazhimit, trajtimit dhe punës konform përgjegjësive që dalin nga agjenda legjislative. Krahas kësaj me vetiniciativë kemi formuar grupe punuese shtesë për të monitoruar planet dhe strategjitë përkatëse të Institucioneve dhe Ekzekutivit. Kemi përmbushur planin gjashtëmujor me një përformancë të cilën e konsideroj shumë të lartë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Adapti i Butrintit: Pse Parku s’duhej t’u jepej amerikanëve
Intervista

Adapti i Butrintit: Pse Parku s’duhej t’u jepej amerikanëve

03/05/2022
A do rindizet Ballkani nga Ukraina? Ç’thotë Escobar
Intervista

A do rindizet Ballkani nga Ukraina? Ç’thotë Escobar

14/04/2022
Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!
Intervista

Një shpjegim për Kosovën: edhe agjerues, edhe islamofob!

07/04/2022
Lajme të tjera
Ha ëmbëlsira për tu shëndoshur por vijon të dobësohet, ja cila është arsyeja

Ha ëmbëlsira për tu shëndoshur por vijon të dobësohet, ja cila është arsyeja

Meta: Në vjeshtë fillon rruga e Arbrit, i japim fund izolimit

Meta: Në vjeshtë fillon rruga e Arbrit, i japim fund izolimit

Dha lekë për blerjen e votës, nis procedimi penal për kryebashkiakun e Vorës

Dha lekë për blerjen e votës, nis procedimi penal për kryebashkiakun e Vorës

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

13 orë Më parë
Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

14 orë Më parë
Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

16 orë Më parë
Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

17 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist