Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi sot ka përfunduar paraburgimin. Pasi vuajti disa ditë në qendrën e paraburgimit në Lipjan dhe disa ditë në arrest shtëpiak, Donika Kadaj sot i është kthyer punës dhe kolegëve.
Koleget dhe kolegët në AAK e kanë pritur ëmbël Donikën për të cilën kishin përgatitur një tortë me shkrimin “Mirë se erdhe Donika”.
Deputetja e AAK-së e cila u burgos për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, ka falënderuar partinë e saj për pritjen që i është bërë. “Faleminderit Aleancë”, ka shkruar Donika në Facebook./tesheshi.com/