Një profesori në Universitetin e Elbasanit i është djegur automjeti, ndërsa policia po heton në pistën e një veprimi të qëllimshëm.
Nga veprimet e para hetimore kryera nga policia, bëhet e ditur se mjeti ishte i parkuar para derës së banesës së A.H., 61 vjeç.
Grupi hetimor, vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /tesheshi.com/