Shumë pak kohë i është dashur Luis Van Galit për t’u treguar lojtarëve të tij se kush komandon. Disa fotografi të shkrepura gjatë seancës së radhës stërvitore të “Djajve” në Kaliforni tregon mënyrën se si ka ndërtuar raportin trajneri me lojtarët.
Në heshtje
Një moment i ngurtësuar prej gazetarëve, të pranishëm në stërvitjen e Mançester Junajtid, ka treguar se sa shumë autoritet ka Luis Van Gal te lojtarët e tij. Këto të fundit, të grumbulluar përreth 63-vjeçarit, dëgjojnë në heshtje udhëzimet e pasardhësit të Fergusonit. Për këtë motiv nuk është aspak e vështirë të imagjinosh se kush do të jetë “komandanti” në takimin e radhës miqësor, atë ndaj San Hose Urthkuejks.
Strategjia
Sipas mediave angleze, Luis Van Gal ka ndryshuar mendim për disa zgjedhje të bëra vitin e kaluar. Tanimë Uejn Runi do të jetë “terminali” i vetëm i sulmit të “Djajve”. Sulmuesi anglez nuk do të luajë më si trekuartist, por do të zhvendoset në majën e sulmit të ekipit që u rendit i katërti në sezonin e kaluar të Premier Ligës. /tesheshi.com/