Përfundimi i epidemisë së SIDA-s deri në vitin 2030, të cilës ne i jemi përkushtuar Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, kërkon një përpjekje të vazhdueshme të bashkërenduar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuaera, Antonio Guterres, në 1 Dhjetor, Dita Botërore e AIDS.
Kombet e Bashkuara, qeveritë, shoqëria civile dhe partnerët e tjerë po punojnë për të përmirësuar aksesin në shërbimet shëndetësore dhe për të frenuar infeksionet e reja me HIV. Më shumë se 23 milion njerëz që jetojnë me HIV morën trajtim në vitin 2018.
“Komunitetet në mbarë botën janë në zemër të kësaj përgjigje – duke ndihmuar njerëzit të ushtrojnë të drejtat e tyre, duke promovuar qasjen në shërbime shëndetësore dhe sociale pa stigma, duke siguruar që shërbimet të arrijnë tek ata që janë më të prekur dhe të margjinalizuar, dhe duke ndikuar në ndryshimet në ligjet diskriminuese”, tha Guterres.
Ai thekson se nevojat e paplotësuara mbeten, me një rekord 38 milion njerëz që jetojnë me HIV, ndërkohë që burimet për t’iu përgjigjur epidemisë u ulën me 1 miliard dollarë vitin e kaluar.
“Më shumë se kurrë, ne duhet të përfitojmë nga roli i organizatave të udhëhequra nga komuniteti që mbrojnë bashkëmoshatarët e tyre, ofrojnë shërbime HIV, mbrojnë të drejtat e njeriut dhe mbështetjen. Aty ku komunitetet janë të angazhuara, ne shohim që ndryshimet po ndodhin. Ne shohim që investimi çon në rezultate. Dhe ne shohim barazi, respekt dhe dinjitet”, tha Guterres. /tesheshi.com/