Duke marrë parasysh kohën që i kushtoni punës, është e rëndësishmë që të dini nëse është puna e duhur dhe këto shenja e tregojnë.
–Koha kalon pa e menduar në punë. Ndonjëherë habiteni kur shihni sa shpejt kanë kaluar orët e punës, ndërkohë që keni qenë duke bërë ndonjë detyrë. Kjo tregon se është puna perfekte.
–Sfidoni veten dhe ndërmerrni rreziqe. Arrini që të shtyni veten për të dalë nga rutina e përditshme për të bërë dicka tjetër, qoftë edhe gabim.
–Nuk keni nevojë për kafe cdo mëngjes. Ndoshta e merrni kafenë tuaj me nxitim gjatë rrugës për në punë, por kjo nuk ju ndihmon që të qëndroni zgjuar. Energjia juaj vjen nga dëshira për të punuar, jo nga kafeina.
–Shefi ju shtyn. Nëse mendoni që fakti se keni një shef të sjellshëm është shenjë e mirë, nuk është e vërtetë. Në fakt ato janë thjesht për të shmangur konfliktet. Shefat e mirë dijnë kur të jenë mbështetës që të shtyjnë punonjësit për të punuar më shumë.
–Kolegët janë miqtë tuaj. Nëse personat që punojnë në të njëjtin ambient me ju janë të shoqërueshëm, atëherë jeni në vendin e duhur. Fakti që ka konkurencë bën që të ketë aktivitet të lartë në punë, por nuk e shkatërron afrimitetin.
–Keni kohë të mjaftueshme për njerëzit e dashur dhe veten. Puna e ëndrrave nuk ju shkakton probleme në shëndet apo në marrëdhëniet personale, thjesht ju lejon të keni sukses për të gjetur kohë edhe për njerëzit e dashur.
–Jeni të qetë dietën e dielë. Shumë njerëz e urrejnë ditën e dielë pasi është fundi fundjavës. Në fakt, duhet të shijoni ditën e pushimit për të qenë të gatshëm që të jeni më energjikë gjatë javës.
–Nuk pushon së foluri për punën. Ky është një zakon paksa i bezdisshëm, por fakti që flisni për punën nënkupton momentet pozitive dhe qesharake me kolegët tuaj. Sigurisht për aq kohë sa historitë janë të vërteta.
–Paratë nuk janë primare. Edhe puna e ëndrrave mund të kthehet në tmerr nëse paga është shumë e ulët. Kjo është e vërtetë, por nuk duhet të jetë primare pasi e bëni punën me pasion dhe gjithcka shpërblehet në fund të ditës.
–Dëshironi pozicionin e shefit. Fakti që mendoni se do jeni të suksesshëm në të ardhmen dhe do arrini në atë pikë ku është shefi juaj nuk është shenjë e keqe. Nënkupton që e bëni dicka me dëshirë dhe keni nevojë të vlerësoheni për aftësitë tuaja./tesheshi.com/