Të mbash makiazhet në vende apo mënyra të gabuara, mund të shkaktojë baktere-ç’gjë e shpifur!!!
Jo vetëm kaq, por kjo ka të bëjë edhe me sa zgjasin më pas produktet e kozmetikës. Ja disa këshilla si të mbani sa më mirë makiazhet tuaja:
Fondatinta e lëngshme
Fondatinta e lëngshme është mirë të mbahet në një vend të freskët, të thatë e të errët si : frigorifer apo dollap i errët e i freskët . Nëse mbahet në një vend të ngrohtë, ajo nis të shpërbëhet.
Pudrat
Një vend ku nuk duhet kurrë të lini pudrën është tualeti. Lagështia i njom pudrat dhe bën që të kesh vështirësi në aplikimin e tyre
Manikyri
Mbani manikyrin tuaj në frigorifer që të evitoni trashjen e tij.
Sfungjerët e make-up-it
Ashtu si pudrat, edhe sfungjerët duhen mbajtur larg tualeteve. Avulli mund t’i bëjë shumë ngjitës dhe të krijojë myk.
Buzëkuqi
Buzëkuqet shkrihen shumë lehtë, humbasin strukturën e tyre dhe bëhen të papërdorshëm. Futini ato në frigoriferë bashkë me manikyrët që të kenë sa më shumë jetëgjatësi.
Rimeli i syve
Rimeli duhet të qëndrojë në një vend të freskët, por jo të ftohtë. Nuk duhen futur kurrsesi në frigorifer, pasi krijojnë baktere të cilat shkaktojnë infeksion./tesheshi.com/