Studimi i udhëhequr nga ekspertët në Universitetin Kolumbia në Nju Jork, ka dalë në përfundimin se njerëzit që hanë një mëngjes të rregullt e të shëndetshëm kanë më pak gjasa që të marrin kalori më vonë gjatë ditës.
Kjo do të thotë se trupi i tyre ka më shumë kohë për të djegur energjitë para se ata të shkojnë për të fjetur. Ekspertët thonë se “njerëzit duhet të përpiqen të kufizojnë ngrënien e tyre në vakte kryesore, duke paralajmëruar për rrezikun e të ngrënit në mënyrë “emocionale”.
Studimet e kryera më herët kanë treguar se, njerëzit që zakonisht shmangin mëngjesin kanë një rritje të rrezikut për sulm në zemër, me 27 përqind dhe kanë 18 për qind më shumë gjasa që të pësojnë një goditje.
Studime të tjera gjetën se njerëzit që hanë mëngjes çdo ditë kanë më pak të ngjarë që të kenë
kolesterol të lartë dhe presion të lartë të gjakut./tesheshi.com/