Presidenti serbe Aleksandar Vuçiç postoi një foto në rrjetet sociale me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ata shfaqen duke pjekur bashkë qebap në skarë.
“Kemi përgatitur qebap bashkë. Faleminderit Charles Michel për vizitën dhe për mbështetjen e së ardhmes evropiane të Serbisë!”, ka shkruar Vuçiç në një përshkrim të fotografisë në Instagram.
Kujtojmë se Vuçiç tha se idenë e Michel-it dhe presidentit francez Emmanuel Macron për një bashkësi gjeopolitike në nivel evropian e konsideron si një gjë të madhe dhe të rëndësishme.
Vuciç tha se vendi është plotësisht i përkushtuar për të qenë në rrugën evropiane dhe se synimi i tij është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.
“Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se kjo rrugë nuk është vetëm çështje emocionale, por çështje arsyeje dhe vlerash”, theksoi ai me në krah diplomatin e lartë europian .
Vuciç tha gjithashtu se Beogradi është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe shprehu shpresën se me ndihmën e BE-së do t’i afrohet një zgjidhje kompromisi.
“Ne duam të zgjerojmë dialogun, të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, tha Michel nga ana e tij.
Pas vizitës në Beograd, Charles Mishel do vijojë vizitën në Bosnje. /tesheshi.com/