Një plan paqeje me anë të të cilit presidenti amerikan Donald Trump kërkon t’i japë fund konfliktit izraelito-palestinez, do të shpallet “në javët e ardhshme” pas vonesave të përsëritura, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
“Ne kemi kryer konsultime gjithëpërfshirëse në rajon për dy vjet e gjysmë dhe unë mendoj se do të përshkruajmë vizionin tonë në javët e ardhshme”, tha ai gjatë një vizite në shtetin e Kansas.
“Shpresoj se bota (…) do ta pranojë këtë si një themel për ndërtimin e së ardhmes”, shtoi ai.
“Eshtë një problem i vështirë, të cilin të dy kombet do të duhet përfundimisht të zgjidhin vetë, por ne kemi punuar shumë për të.”
Këto deklarata vijnë një ditë pas dorëheqjes së Jason Greenblatt, një këshilltar i Donald Trump dhe një prej bashkautorëve të planit, me Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan dhe David Friedman, ambasadori amerikan në Izrael.
Por largimi i Greenblatt është interpretuar nga disa si një njohje e heshtur e paaftësisë së Amerikës për të imponuar atë “vizion” të paqes, për të cilën shumë vëzhgues presin që do të shkojë paralelisht me pikëpamjet izraelite.
Zyrtari palestinez Hanane Achraoui e përshkroi atë si “njohjen përfundimtare të dështimit” të planit të Trump.
Njoftimi publik për këtë propozim, i cili ka qenë sekreti kryesor që nga pranvera 2017, është vonuar vazhdimisht.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur në fund të gushtit se plani, i cili duhet të lejojë një “marrëveshje përfundimtare” për Izraelin dhe Palestinezët, nuk do të shpallet para zgjedhjeve parlamentare të Izraelit të 17 shtatorit.
Por një zyrtar amerikan tha shkurtimisht të enjten se ai do të lëshohej në “kohën më të përshtatshme”. /tesheshi.com/