Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka marrë një ofertë zyrtare nga qeveria e SHBA për të prokuruar 67 automjete të blinduara të tipit JLTV me vlerë 36 milion dollarë, raporton media vendase.
Konfirmimi nga autoritetet e Podgoricës erdhi pas vizitës aty të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, i cili tha se Shtetet e Bashkuara i ofruan Malit të Zi marrëveshjen për shitjen më të madhe të pajisjeve ushtarake në historinë e dy kombeve, që përfshin dorëzimin e mjeteve të lehta taktike në vlerën e 36 milion dollarëve.
Mjetet e reja të shitura janë blinde të përshtatshme për operacione ushtarake të niveleve të larta. Ato janë krijuar për të qenë më të forta, më të afta, më fleksibile dhe më e lehta për t’u transportuar dhe riparuar, dhe mbi të gjitha, për të siguruar mbrojtje më të mirë për ushtarët.
Mali i Zi do të bëhet kështu vendi i dytë në rajon ku ushtarët do të jenë në gjendje ta përdorin këtë automjet. Më parë, të tilla automjete SHBA ia kanë shitur Sllovenisë. /tesheshi.com/