Sllovenia që dikur u angazhuar fuqishëm për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, eurodeputetja Tanja Fajon, tashmë do angazhohet po aq për ta integruar Serbinë në BE.
Ajo është zgjedhur së fundi kryetare e Komitetit të Stabilizim Asociimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, detyrë e marrë në Parlamentin Evropian.
Fajon tha se ajo “do t’i përkushtohej më fuqishëm pranimit dhe integrimit të Serbisë në BE” dhe se Serbia do të “vendoset në hartën e Evropës”.
Ajo theksoi rëndësinë e “Serbisë që vazhdon të kryejë reforma pozitive, sepse e ardhmja e Serbisë është në BE dhe qëllimi i Serbisë është të jetë anëtare e familjes evropiane.”
Deputeti slloven Franci Bogovich dhe parlamentari grek Petros Kokkalis, u zgjodhën nënkryetarë të Komitetit. /tesheshi.com/