Një vepër e mashtrimit që e kreu një fitues i Lotarisë Amerikane ka bërë që kjo mundësi t’i shkojë kot, pasi autoritetet e amerikane kuptuan se po ai kishte një diplomë false.
Kushti për të qenë i diplomuar në shkollë të mesme ishte i pa plotesuar nga 36 vjeçari nga Dibra, Çlirim Tupi, i cili me ndihmën e drejtorit të shkollës e mori një të tillë pa e kryer as një ditë shkolle.
Dokumentet e firmosura nga ish-drejtori i shkollës, Dashor Hysa, do të shërbejnë si dëshmi të nxjerrjes së një gjimnazisti të rremë, i cili me një rrugë me diplomën kishte marrë dhe gjithë ato lëvdata.
Këtë diplomë, 36-vjeçari nga Dibra e ka paraqitur në Ambasadën Amerikane për intervistën prej së cilës pas lotarisë ai priste të pajisej me vizë. Por pasi amerikanet kishin kryer verifikimet e tyre, kishin shkuar në fshatin Dorëz në Librazhd, në shkollën “Shefqet Dosku” dhe kishin kontaktuar me stafin pedagogjik.
Zbulimi i amerikaneve ishte se fituesi i lotarisë kishte paraqitur dokumente false.
Hulumtimet e bëra nga prokuroria flasin se i pandehuri Tupi kishte paguar 2000 euro për të shtënë në dorë diplomën. /tesheshi.com/