Është lapidare dialogu pesë minutësh i filmit legjendar “Oktapodi 4” mes Antonio Espinosa dhe Komisar Katanit për trenin e mbetjeve radioaktive që po shkonte drejt Siçilisë.
“Koha jote ka mbaruar komisar, në tërë kuptimin e kësaj fjale. Por nuk do të ndodhë tani, nga unë dhe këtu. Ai tren nuk ndalet dot pasi janë fuqitë e botës që shtyjnë atë.
Janë qeveritë që e lëvizin atë tren. Mirupafshim komisar!”
https://youtu.be/ble0g6tqEsY
Kjo pjesë brilante nga skenari i Stefano Ruli-t (nuk ka lidhje me ish-ministrin Genc Ruli) është gjithmonë aktuale po ta krahasosh me futjen e strukturave të nënpolitikës në menaxhimin e plehrave.
Gomorra e Savianos, flet shumë për këtë çështje, e cila në Shqipëri që prej viit 2004 ka qenë një temë e fuqishme që nxiti qytetarinë.
Çndodhi atëherë?!
Ishte Bechetti. Po po, ish-pronari i Agon Channel, Francesco Bechetti, një biznesmen i dyshimtë nga Roma që u lidh me këshilltarin e Kryeministrit Fatos Nano, Shpëtim Arbana, që ishte menaxheri i tij, dhe vendosën që në Kashar të ndërtonin një furrë që digjte mbetjet urbane në temperatura, shumë po shumë të larta.
Po skorjet?! Mesele tjetër kjo.
Mazhoranca e atëhershme ku futet edhe Ilir Meta, që ende nuk e kishte krijuar qeverinë, nuk se doli hapur kundër, por nxori deputetë si Dritan Prifti që nuk e përkrahën.
Por kundër hapur dolën “Mjaft” i Erjon Veliajt, i ndjeri Ardian Klosi, Fatos Lubonja, Sazan Guri etj. Në prapaskenë por që i mbësheste fuqishëm, ishte kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.
Kurse mbështetësi i vetëm mediatik realisht ishte Koço Kokëdhima, i cili hapi gazetën Shekulli dhe televizionin A1 vetëm për aktivistët kundër Bechettit dhe Nanos.
Projektligji nuk kaloi kurrë në Kuvend dhe në Kashar nuk u ndërtua furra e djegies.
Plehrat u trajtuan në të ashtuquajturat landfille ku mbeturinat kompozoheshin në fusha të trajtuara me kimikate, gjithsesi të rrezikshme.
Për herë të parë shoqëria civile fitoi një betejë që fitoi të drejtën e qytetarisë: kundër importit të plehrave dhe gogolit të dhënë nga filma të suksesshëm botëror si gjermani “Smog” apo shumë e shumë vepra të tjera arti, të cilat ishin pëlqyer nga opinion shqiptar që s’e mendonte kurrë që Shqipëria do të kshte ndonjëherë nevojë të përpunonte plehra.
Në vitin 2012, Fatmir Mediu, atëherë ministër i Mjedisit arriti të dërgojë në Kuvend një ligj i cili lejonte industrinë e riciklimit të mbeturinave të ngurta, por që nuk kufizohej vetëm në plastikë dhe alumin.
Në protestë doli e njëjta shoqëri civile si e vitit 2004. Ishte Ardian Klosi i ndjerë, por edhe Fatos Lubonja, Sazan Guri edhe Rolanda Dhimitri; Lavdosh Ferruni dhe Muç Nano, por edhe Mero Baze, Gjergj Erebara e disa përfaqësues të mediave.
Opozita e asaj kohe me Edi Ramën në radhë të parë, ishin në mbështetje të kundërshtimit.
Shekulli i Koço Kokëdhimës me të drejtë ka botuar këto ditë një fjalim të Blendi Klosit, ministrit të sotëm në Kuvendin e vitit 2012.
Një fjalim i kopsitur kundër importit të plehrave.
Por çfarë ndodhi pas viit 2013 dhe më konkretisht pas fitores së socialistëve.
Edi Rama, në mbledhjen e parë inaguruese të qeverisë mori dy vendime: 1. Ndalimin e importit të plehrave dhe 2. Vendosjen e fotos së Ismail Qemalit në zyrat e shtetit shqiptar.
Shuma pak pas zhurmës së armëve kimike, Alban Dudushi organizon në Top Show një panel me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka; ish-ministrin Fatmir Mediu dhe instustrialistët e riciklimit.
Koka dhe Mediu u përplasën fuqishëm dhe u paralajmërua një rishikim i moratoriumit.
Por sot moratoriumi duket përfundoi dhe po del sërish në krye nevoja industriale e përpunimit.
Profesor Ardian Civici, në një editorial në median e shkruar se cilësonte riciklimin njësoj si industrinë fason. Pra që punon me mall porositësi.
Por ndërkohë që fasonët marrin pëlhurë, ricikluesit marrin mbetjet urbane që hedh njeriu pasi konsumon produktin. Nuk është e njëjta gjë. /tesheshi.com/