Ka shkuar në 80-të numri i personave të ndaluar nga Policia e kryeqytetit, si të implikuar në akte dhunë gjatë protestës së opozitës.
Mes tyre, siç njofton policia, janë 15 të arrestuar me akuzën për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “goditje për shkak të detyrës”, “shkatërrim të pronës” dhe “prishje të qetësisë publike”.
Ndalimi i tyre ka ardhur pas analizimit të pamjeve filmike, raporteve të shërbimeve policore dhe provave të mbledhura në terren pas përfundimit të protestës.
Emri më i bujshëm ndër ta është ai i Florenc Hoxhës, ish-kreu i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, që njihet si njeri besnik i kreut demokrat, si dhe i të ashtëquajturit “ujk i Cërrikut”, një personazh urban i dalë nga Çani.
Policia e Tiranës njoftoi gjithashtu 5 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 7 persona i ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tyre.
Të arrestuarit:
F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
V. D., 30 vjeç, banues në Fier.
Të proceduarit në gjendje të lirë:
G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;
R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;
D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;
P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër. /tesheshi.com/