Ikona e Bayern-it dhe e ekipit kombëtar gjerman në dy dekada, Bastian Schweinsteiger, njoftoi përfundimin e karrierës së tij në moshën 35 vjeç.
Schweinsteiger e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij nga 2002 deri në 2015 të Bayern, duke fituar tetë kampionate kombëtare, shtatë kupa dhe Champions League-n në 2013.
Ai bëri paraqitjen e tij të fundit me fanellën e Chicago Fire në US MLS dy vjet më parë.
Përveç Bayern dhe Chicago Fire, Schweinsteiger luajti edhe për Manchester United nga 2015-2017.
Për kombëtaren gjermane, me të cilën ai fitoi titullin e Kupës së Botës në 2014, ai luajti 121 ndeshje duke shënuar 24 gola. /tesheshi.com/