Jo Songgill, diplomati i Koresë së Veriut i cili ishte një ambasador i përkohshëm në Itali, ka dezertuar nga detyra dhe ka kaluar në legalitet duke qëndruar i fshehur, njoftoi Koreja e Jugut.
Ai ka kërkuar azil që në fillim të dhjetorit, tha një burim diplomatik, sicc raportohet dhe nga e përditshmja e Koresë së Jugut JoongAng Ilbo.
Rasti është shumë i ndjeshëm ndaj autoriteteve italiane, “të cilat e mbrojnë atë në një vend të sigurt”.
Italia është një nga misionet e rëndësishme në rrjetin diplomatik të Koresë së Veriut, pasi ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet midis Phenianit dhe Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara – FAO, e cila është e vendosur në Romë.
Koreja e Veriut është e ekspozuar rregullisht për mungesa serioze të ushqimit.
Konsiderohet se Jo është biri apo djali i njërit prej zyrtarëve të lartë të regjimit, shkruan JoongAng Ilbo, duke iu referuar një eksperti të paidentifikuar.
Shumica e diplomatëve të Koresë së Veriut, kur shkojnë jashtë vendit, duhet të lënë një anëtar të familjes në atdheun e tyre, shpesh fëmijët, si një medotë që regjimi të dekurajojë përpjekjen për arratisje.
Joe, megjithatë arriti në Romë në maj të vitit 2015 me gruan dhe fëmijët e tij, gjë që sugjeron se ai vjen nga një familje e privilegjuar, shkruan një e përditshme e Koresë së Jugut. /tesheshi.com/