Ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu, e ka nisur detyrën e re si sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), duke u takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
“Në takim me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me mision nxitjen e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta në vendet e Evropës Juglindore, bashkëbiseduam për rrugën integruese të rajonit tonë dhe u njoftova me prioritetet e vitit 2019 e RÇ-së për Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët do të mbetën të përkushtuar për stabilitet dhe paqe të përhershme në rajon, që garanton rrugëtim të përbashkët dhe më të shpejtë drejt strukturave të BE-së”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Detyra e lartë e ka detyruar znj.Bregu që të zhvendoset nga Tirana drejt Sarajevës, ku dhe instanca që kryeson ka selinë e saj.
Ish-qeveritarja e PD-së u propozua nga qeveria socialiste për detyrën e lartë diplomatike që ka marrë, duke sjellë dhe reaksion te shumë përkrahës të opozitës, të cilët nuk e kanë gjykuar pozivitisht për këtë kurs në karrierën politike. /tesheshi.com/