Simbol i votimeve në Kosovë ka qenë një 109-vjeçare, e cila, edhe pse në zgrip të moshës, është ngritur në këmbë për të ushtruar të drejtën e votës, mbajtur për krahu nga nipi i saj.
Xhemile Susuri nga Zhuri i Prizrenit, shkoi si mijëra të tjerë të votonte, në një palë zgjedhje ku sipas treguesve ka patur rritje të interesit për të votuar. Hoxha i njohur i zonës, Lulzim Susuri, shoqëroi gjyshen që mban rekordin e moshës drejt kutisë së votimit.
Paralel me këtë detaj interesat nga zgjedhjet e kësaj te diele në Kosovë, pati dhe një tjetër por në përmasë të dhimbshme. Një 65-vjeçar në Pejë ndërroi jetë sapo përfundoi së votuari, ngjarje e ndodhur në Pejë. /tesheshi.com/