Julio Rei ishte konfirmuar si futbollist i ri i klubit Deportivo la Korunja, mirëpo për shkak të një postimi të tij në rrjetin social twiter dy vite më parë, ai u anulua.
Futbollisti në fjalë kishte fyer klubin nga Riazor duke bërë kështu që tifozët e La Korunjas të irritohen dhe të kërkojnë llogari nga klubi si dhe mos transferimin e futbollistit.
Në një komunikatë për shtyp nga faqja zyrtare e klubit të Deportivos shkruan: “Lojtarët të cilët e meritojnë të luajnë në klubin kaltër e bardh duhet të jenë shembull në aspektin sportive, të respektojnë rivalët, ngjyrat e klubit, emblemën dhe vlera e institucionit që prezanton, veçanërisht në këtë rast të Deportivos”.
Futbollisit (që ka fyer klubin) ka publikuar në tetor të vitit 2012, një postim jo fort të këndshëm për klubin nga Riazori. /tesheshi.com/