Protestuesit u përpoqën të rrëzojnë një monument të Andreë Jackson, presidentin e shtatë të SHA-së, në një park afër Shtëpisë së Bardhë të hënën, por policia i shpërndau ata para se të arrinin të rrëzonin statujën me litarë.
Statuja e famshme e bronzit është e fundit në një seri monumentesh që protestuesit në të gjithë Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të shkatërrojnë pasi afrikano-amerikani George Floyd vdiq gjatë një arrestimi policor në fund të majit, duke u bërë shkak për një irritim të paprecedent. Këto janë monumente të figurave historike që protestuesit i konsiderojnë raciste ose të lidhur me skllavërinë.
Protestuesit më së shpeshti shënjestruan monumente për gjeneralët e Konfederatës, por dhe statujat e Christopher Columbus u shkatërruan, ndërsa në San Francisko të shtunën, protestuesit rrëzuan një monument për gjeneralin e Unionit Ulysses Grant dhe shenjtin mbrojtës të San Franciskos, Shën Juniper.
Trump shkroi në Twitter se shumë njerëz ishin arrestuar për “vandalizëm të turpshëm”.
“Dhjetë vjet burg nën Aktin e Ruajtjes së Monumenteve të Veteranëve. Kini kujdes!”, paralajmëroi Trump.
Incidenti ndodhi vonë të hënën në mbrëmje kur protestuesit, kryesisht të veshur me maska për shkak të pandemisë, depërtuan nëpër një gardh gati dy metra të lartë të ngritur ditët e fundit për të mbrojtur monumentin në qendër të parkut.
Dhjetra anëtarë të forcave të sigurisë ndërhynë dhe shpërndanë protestuesit me shkopinj dhe gaz lotësjellës.
Jackson ishte president për dy mandate, nga 1829 deri në vitin 1837 me karakteristika populiste, e kjo është arsyeja pse ai ndonjëherë është krahasuar me Trump. /tesheshi.com/