Një bankinë e përkohshme e ndërtuar nga ushtria amerikane me pretekstin për të sjellë ndihma në Gaza u shemb dhe pësoi dëme të mëdha të martën pasi u godit nga erërat e forta dhe dallgët.
Amerikanët thanë se skela do të hiqet nga vendndodhja e saj në bregun e Gazës këto ditë dhe do të transferohet në portin izraelit të Ashdod, ku thuhet se do të kryhen riparime.
Autoritetet izraelite njoftuan se një port lundrues amerikan ishte shembur për shkak të dallgëve të forta që goditën zonën.
Një video që qarkullon në mediat sociale dokumentoi ushtarët izraelitë duke u tallur me dokun e shembur amerikan.
Kanali 12 i Izraelit e përshkroi njoftimin për mbylljen e skelës si një “turp të madh” për administratën e presidentit amerikan Joe Biden.
Kjo pengesë vjen vetëm 12 ditë pas përfundimit të ndërtimit të portit lundrues, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me efikasitetin e projektit dhe kushtet e motit. /tesheshi.com/