Këto dy foto të rralla e të panjohura, dëshmojnë një pjesë të tablosë së masakrave që u bënë mbi popullsinë çame në verë vjeshtën e 1944 nga ushtria e Zervës në gjithë Çamërinë.
Fotot dëshmojnë mbërritjen e çamëve në Vlorë pasi kishin përjetuar ngjarje horror në fshatrat e tyre.
Njëra foto na tregon momentin e mbërritjes me varkë të një grupi fëmijësh në breg të detit në Vlorë, ndërsa foto tjetër siç e tregon edhe shënimi pas fotos, tregon një moment kur burra, gra, pleq e fëmijë të mbijetuar janë ulur përdhe në rrugë.
Shënimi shpjegues thotë: “Fotografija tregon familje çame që janë ulur në tokë për tu çlodhur e njëkohësisht mendojnë se si kaluan të gjitha rreziqet që nga Skaja më e fundme e Çamërisë e derisa mbërrijtën ën Vlorë kështu duke u çlodhur e duke u mejtuar presin që tu vij edhe buka prej Pushtetit të Vlorës.”
Fototo ruhen në arkivin e Ministrisë së Jashtme. /tesheshi.com/