Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, përmes një komenti në rrjetet sociale ka ftuar Vetëvendosjen dhe LDK-në që të bëjnë 60 vota në Kuvend, duke i premtuar votën e tij si të 61-ën për të rrëzuar qeverinë “Haradinaj”.
“Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61 për rrëzimin e qeverisë, për të provuar znj.Daka, që për 45 ditë e ardhshme a do e “respektojë” ligjin për zgjedhje”, shkruan Berisha në komentin e tij. /tesheshi.com/