Deputeti konservator gjerman Martin Patzelt, ka dhënë shembull personal për pritjen e emigrantëve në këtë vend, duke marrë dy persona nga Eritrea në shtëpinë e tij ku po i ndihmon të gjejnë edhe punë.
Patzelt është deputet i kristiandemokratëve të kancelares Merkel, e jeton në afërsi të Frankfurterit në lindje të Gjermanisë. Dy personat nga Eritrea kanë një muaj tashmë që jetojnë në shtëpinë e tij.
Nisma të tilla ndihmojnë për “të shmangur polarizimin dhe armiqësinë”, i tha deputeti televizionit gjerman ARD.
Vendi në Kepin e Afrikës ka një qeveri autoritare që detyron qytetarët me shërbim ushtarak, me vite të gjata dhe në kushte të mjerueshme.
Përgjithësisht personave nga Eritrea dhe Siria u jepet statusi i refugjatit kur ata arrijnë në Gjermani, gjë që u lejon atyre të qëndrojnë.
Por, Gjermania së fundmi është përfshirë nga një debat i fortë për emigracionin, pasi numri i azilkërkuesve ka kulmuar këtë vit, pjesërisht për shkak të fluksit të pandalshëm të anijeve që kalojnë Medheun me klandestinë.
Një gjë e tillë i ka vënë autoritetet në presion dhe ka një kosto të madhe nga paraja publike.
Sidoqoftë, deputeti Patzelt ka një shtëpi të madhe në Briesen në afërsi të Frankfurterit dhe dy eritreasit, Haben, 19 vjeç dhe, Awet, 24 vjeç ndajnë katin e sipërm të banesës me djalin më të madh të deputetit, shkruan e përditshmja gjerman Die Welt. /tesheshi.com/